Eshte zhvilluar séance e pare gjyqesore pas mases se arrestit per Frederik Toten i arrestuar ne muajin Nentor gjate operacionit “Balerina” .

Seance gjyqesore ndaj tij eshte mbajtur me dyer te mbyllura ndersa familjaret dhe mediat nuk jane lejuar ne salle.. Ne kohen kur pritej vendimi gjyqatarja Izabela Radovani ka deklaruar se dorehiqej nga ky proces, ndersa per Toten ka mbetur ne fuqi masa e arrestit burg pa afat.

Star Plus meson se shkak i dorehqjes se papritur ne sallen e gjyqit nga gjyqtarja Radovani , ka qene nje perplasje qe ka paturi pandehuri Frederik Tota me te ne sallen e gjyqit.

Ai para togave te zeza , ka vetem dy fjali e konkretisht se ne burg nuk duhej te ishte ai por vete gjyqtarja radovani, pasi ajo ishte zbuluar nga emisionet investigative duke marre lek per te liruar njerez nga burgu. Me pas trupa gjykuese eshte terhequr per te marre vendim , e ne kthim gjykatesja Radovani ka thene se terhiqej nga ceshtja.

Pas séances e cila nuk mori forme per shkak te ketij zhvillimi, i vellai i Frederik Tates, Viliam Tata u shpreh se vellai mbahej pa prova dhe fakte ne burg, ndersa eshte konfiskuar prona dhe parate e familjes se tyre, e tashme ato jetojne ne farefis dhe nuk mund te terheqin as librat e femijeve.  Ai dha nje pergjigje edhe sa i takon etiketimeve per te vellain si i forti i Shkodres .Ndersa ne burg jane mbajtur dhe 5 femrat e akuzuara per ushtrim prostitucioni.

Artikulli paraprakAMBULANCA E VDEKJES
Artikulli tjetërKULT – SHPRESA GARUCI – 22.12.2017