Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorës, Skënder Damini, i cili ishte njëri prej tre anëtarëve të trupës gjykuese që dha aprovimin e uljes së dënimit të Dritan Dajtit nga burg përjetë në 25 vite, ka kërkuar në Gjykatën për Krime të Rënda pushimin e çështjes dhe kthimin e celularit të sekuestruar.

Nga ana tjetër, i biri, Lisien Damini, ka kërkuar kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara, me pretendimin se janë të justifikuara dhe me dokumentacion përkatës.

Gjyqi i zhvilluar i ndarë, me gjyqtare Liliana Bakun vendosi refuzimin për të dy kërkesat, lënie në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Më 15 shkurt 2010 Forcat Speciale zbarkuan në banesat e 3 gjyqtarëve, të cilët firmosën anulimin e dënimit me burg përjetë të Dritan Dajtit. Gjatë kontrollit në banesën e Skënder Daminit u gjetën 17 mijë euro. Ndërkohë që gjatë bastisjes në Vlorë u gjetën 8 fishekë.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për tre gjyqtarët që vendosën, pro kërkesës për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin. Gjyqtarëve, të cilëve po u hetohet pasuria janë Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli, të cilët janë të dyshuar për korrupsion.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM ME TRITOL NË LINJËN 400 KW NË LAÇ, DENONCON QEVERIA AKUZON OPOZITEN
Artikulli tjetërPROTESTAT NË BEOGRAD, KOÇIJANÇIÇ: ÇËSHTJET E HAPURA TË ZGJIDHEN NË PARLAMENT