Administratori i KF Vllaznisë Asrtit Gjyrezi ka qënë i pranishëm në seancën stërvitore të të dy ekipeve kuqeblu i cili u përcolli mesazhin se në këto dy ndeshje të mbetura ata duhet të bëjnë maksimumin.

Ndërkohë sa i përket dorëheqjes së trajnerit Ernest Gjoka ai e përkufizon si jo normale pasi më mirë të përfundonte kampionatin.

Që pas humbjes ndaj Partizanit në transfertë kritikat për Vllazninë në tërësi kanë qënë të shumta nga tifozët dhe Gjyrezi u shpreh se ishte më e drejtë që për momentin ta mbështesin skuadrën dhe kritikat ti lënë kur të mbarojnë edhe dy ndeshjet e mbetura.

Sa i përket protestës që tifozët kuqeblu kanë lajmëruar se do të bëjnë ditën e premte para bashkisë Shkodër Gjyrezi u shpreh se është e drejta e tyre.

Ditën e premte, prej orës 12:00, para Bashkisë së Shkodrës do të mbahet një protestë për Vllazninë. Protestë e tifozëve për të shpëtuar të ardhmen e ekipit të qytetit dhe për të lëvizur dhe gurin e fundit.

Kjo nuk është protesta e parë e tifozëve shkodranë, megjithatë duhet parë nëse do të jetë e qetë, apo jo pasi durimi i tyre ka prekur fundin .