Cristiano Ronaldo ndërpret serinë e triumfeve të Luka Modriç sa u përket çmimeve indidviduale.

Sulmuesi portugez i Juventusit u shpall “futbollisti më i mirë i vitit” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Globe Soccer AËards”, një trofe të cilin ai e fiton për të tretin vit radhazi, si dhe të pestin në total në karrierën e tij.

Në këtë garë, ai arriti të lërë pas fituesin e “Topit të Artë”, Luka Modriç, si dhe dy kampionët e botës Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.
“Për mua është një nder që marr këtë çmim.

Dua të falënderoj ‘Globe Soccer’ që më dha këtë trofe. Ishte një vit i vështirë, ku fitova shumë trofe, siç ishte edhe Championsi. Është diçka e pabesueshme të jem këtu përsëri”, tha Cristiano Ronaldo.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Globe Soccer AËards” u dhanë edhe trofe të tjerë, si ai i “trajnerit më të mirë”, që u fitua nga Didier Deschamps, që udhëhoqi Francën drejt titullit kampion bote.

Trofeu i “skuadrës më të mirë të vitit 2018” i shkoi Atleticos së Madridit, fituese e Europa League dhe Superkupës Europiane, ndërsa Alisson u vlerësua si “portieri më i mirë për vitin 2018”.

Në mbrëmjen gala u nderuan edhe brazialiani Ronaldo e Fabio Capelli, për karrierën e tyre, ndërsa agjenti më i mirë u shpall Jorge Mendes, një çmim që ai e merr për të 8-n herë në karrierë

PUBLICITET