Policia e Elbasanit ka arrestuar në flgrancë shtetasin B.M., 39 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, pasi pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe B.M., (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin .

Po ashtu është arrestuar dhe shtetasja F.C., 28 vjeçe , banuese në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit A.G, për të tërhequr kallzimin.

Gjatë kontrrollit të ushtruar nga forcat e Policisë, në banesën e shtetasit B.M., është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Ndërkohë Faxweb.al ka mësuar se shtetasi me iniciale A.G quhet Aurel Guni dhe është biznesmen i njohur në zonë, po ashtu është dhe këshilltar i partisë së PDIU-së. Po ashtu policia ka ushtruar kontrolle dhe në shtëpinë e këtij të fundit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin B.M., ndërsa për shtetasen F.C, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakARRESTOHET 21-VJEÇARI, VODHI 10 MLN LEKË NË NJË SHTËPI
Artikulli tjetërNGA JANARI GJOBAT ME POSTË, JO MË NEGOCIATA MES POLICIT E DREJTUESVE TË AUTOMJETEVE