Ka përfunduar në pranga autorit i një plagosjeje të ndodhur në orët e vona të natës së shkuar në fshatin Bllatë të Maqellarës në Dibër.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin Resmi Dida, 41 vjeç banues në këtë fshat, pasi ka tentuar të vrasë brenda një lokali duke e goditur me thikë në pjesën e qafës shtetasin E.K, 30 vjeç, banues në Bllatë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Shtetasi R. Dida, pas ngjarjes është larguar duke përfituar nga errësira, ku falë një pune të mirëorganizuar rreth orës 19.00, të datës së sotme ( 04.08.2018), u arrit të kapet dhe arrestohet pranë fshatit Luzni, Dibër. Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta”, sqaron policia lokale.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”.