Ka goditur një shtetas me thikë por është prangosur nga policia e qytetit të Lushnjës, I arrestuari është Gimi Bodo 54 vjeç ma banim në këtë qytet.

Nën njoftimin e policisë thuhet se, “arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, për motive të dobëta ka goditur disa herë në trup me një mjet prerës (thikë) shtetasin A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje” .

Ndërkohë, shtetasi A.B ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka qëlluar shtetasin A.B.Materialet i kaluan prokurorisë për tantativë vrasje.