Fatjon Toska, 32 vjeçari me banim në lagjen “Barikada” në Berat u arrestua nga Policia pasi sulmoi me thikë ish-të dashurën e tij 23-vjeçare dhe babanë e saj.

Arrestimi i Toskës u bë në lagjen “Çlirim”, aty ku banonte ish- e dashura; Toska nuk pranonte të ndahej prej saj dhe kishte shkuar t’i bënte presion. Në debat e sipëri, ai e ka qëlluar me thikë 23-vjeçaren R.D, por edhe babanë e saj, 53-vjeçarin G.D, që ishte hehdur për ta mbrojtur të bijën.

 

At e bijë morën ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat dhe nuk kanë probleme për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale, “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.