Dy raste motorësh të vjedhur ën Europë, janë goditur nga Policia Në ishull Lezhë.
Sipas Policisë, motorët ishin vjedhur në Rusi e Itali.

Ndërsa dy persona janë arrestuar, mësohet se në kërkim është edhe një tjetër.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë – Seksioni për trafikun e paligjshëm.

• Më datë 27. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., vjeç 23, banues në Lezhë, pasi në Ishull Lezhë, në servisin e mjeteve, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës 2 motorë, ku nga verifikimet rezultonin të vjedhur në Itali. Nenet 141/a e 25 të Kodit Penal.

• Më datë 27. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Ll., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin H. B., vjeç 33 e 39, banues në fshatin Kodhel e Kaç Shkodër, pasi në Ishull Lezhë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 motor,

ku nga verifikimet rezultonte i vjedhur në Rusi nga H. B., dhe shitur shtetasit D. Ll. Po punohet për kapjen e H. B. Neni 141/a i Kodit Penal.