Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me një person tjetër kanë goditur me sende të forta në kokë punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual. Ndalimi i shtetasve me iniciale R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç, u bë në hyrje të portit.

Dyshohet se i dëmtuari është goditur me tytë pistolete.
I dëmtuari është është në spital ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.