23 persona janë arrestuar nga policia për shfrytëzim prostitucioni. Mes të arrestuarve 22 janë nga Shqipëria, ndërsa një grua është rumune.

Operacioni u zhvillua në Como, Monza dhe Brianca ditën e enjte, ndërsa u publikua nga autoritetet italiane mëngjesin e sotëm. Tre nga të dyshuarit akuzohen gjithashtu për armëmbajtje.

Gjatë kërkimeve u sekuestruan edhe 25 mijë euro. Ata akuzohen se kanë shfrytëzuar më shumë se 25 vajza kryesisht shqiptare, bullgare, moldave, polake, rumune, hungareze. Sipas medieve italiane banda shqiptare u zbulua nga përgjimet telefonike.

Vajzat detyroheshin që të prostituonin, ndërsa ndaj tyre ushtrohej edhe dhunë fizike. Nëse vajzat largoheshin nga stacioni ku prostituonin, kërcënoheshin, po ashtu edhe nëse të ardhurat që sillnin ishin të ulëta.