Mbi 200 kg drogë e transportuar me taksi e autobuzë nga Spanjë në Itali nga shtetas italianë, shqiptarë moldavë e ukrainas janë sekuestruar nga autoritetet italaine përgjatë hetimeve të një operacioni të nisur në prill të 2017.

Një megaoperacion antidrogë i koduar “Indoor” është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me urdhër të Prokurorisë së Venecias dhe i shtrirë në 3 shtete: Itali, Spanjë e Austri.

Në pranga janë vënë 20 persona, anëtarë të një orgnanizate trafikantësh e përbërë nga shtetas italianë, shqiptarë, moldavë e ukrainas.

Hetimet e këtij operacioni janë kryer në periudhën kohore prill 2017- prill 2018 e kanë vërtetuar aktivitetin e strukturuar kriminal të kësaj organizate që importonte nga Spanja në Itali, sasi të mëdha marijuane e hashashi.

Brenda një viti ky grup kriminal ka importuar në Itali mbi 200 kg drogë e cila më pas shpërndahej në territorin e provincës së Venecias, Padovës, Trevizos e Vicencës.

Hetimet kanë vërtetuar gjithashtu se shpesh tregjet e shitjes së drogës ishin pozicionuar pranë strukturave shkollore për minorenë apo parqeve.

Investiguesit italianë kanë zbardhur mënyrën e trafikimit të drogës që kryhej duke u fshehur në vend bagazhin e autobuzëve që udhëtonin nga Spanja në Itali.

Brenda territorit italian për të evituar kontrollin e policisë, droga transportohej me taksi që lëvizinin në Padova, Venezia, Vincenza e Treviso.

Me urdhër të Prokurorisë së Venezias janë vënë në sekuestrim dhe pasuri të patundshme në pronësi të anëtarëve të këtij grupi kriminal e që kapërcenin vlerën e 1 milionë euro.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE