Goditet një grup kriminal që kryente trafik të qënieve njerëzore në Pogradec. 5 persona, mes tyre një punonjës policie.

Ata dyshohet se kanë ndihmuar 19 shtetas të huaj për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Arrestimi i tyre u krye në hyrje të qytetit të Pogradecit rreth orës 23:50, të datës 9 maj 2019. Shërbimet ndaluan 19 shtetas të huaj, me shtetësi kurdë dhe sirianë, të cilët po transportoheshin drejt Tiranës me mjete që drejtoheshin nga shtetasit shqiptarë E.A. dhe T.H.

“Shtetasit e huaj kanë hyrë nga kufiri i gjelbër në zonën e Devollit dhe në afërsi të fshatit Trestenik janë marrë me makina nga shtetasit E.A. dhe T.H.

Punonjësi i Policisë, J.Z. (trup shërbimi në Komisariatin e Elbasanit) dyshohet se kishte rolin e kontrolluesit të rrugës. Shtetasit M.A. dhe K.M. ishin shoqërues” informon ministria e Brendshme.

Në cilësinë e provës materiale 4 automjete, aparate celularë dhe 120.000 lekë.

Mbi shtetasit e arrestuar është ngritur akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu SHÇBA po vijon ndjekjen penale në gjendje të lirë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për Shefin e Stacionit dhe 2 punonjës të Patrullës të Kontrollit të Kufirit të gjelbër, për mos-përmbushje të detyrës.

Artikulli paraprakSHKODËR, VIZITË E VAJZAVE TË MISS UNIVERSE ALBANIA 2019
Artikulli tjetërBRESHËRI KALLASHNIKOVI NGA DY MAKINA NË ECJE TEK LUMGOMARE