Goditet klani shqiptar i kokainës, kapen mbi 500 mijë euro drogë

Një marko-operacion është organizuar nga policia italiane duke çuar në pranga 36 persona, midis të cilëve edhe shefat klanit që merrej me shpërndarjen e drogave të forta. Nga përgjigjet e policisë vendase, shefat u thoshin anëtarëve të bandës: “Ju duhet të punoni mirë!” . Në një rast, policia ka arritur të gjejë një sasi droge të fshehur në pyll me vlerën e 500 mijë eurove. Grupi kriminal, kishte komanduesit, furnizuesit, shitësit dhe rekrutuesit e rinj, duke shitur kokainë me vlerë qindra e mijëra euro. Operacioni i quajtur “Big Rock”, u zhvillua në Perugia, duke çmontuar organizatën. Organizata kishte kontrollin e plotë të zonës me lidhje të forta me furnizuesit e drogës dhe konsumatorët, të cilëve u jepnin “çmime konkurruese”, si dhe “dërgesat në shtëpi”. Grupi i shqiptarëve kishte krijuar një strukturë organizative për vite me radhës në tregtinë e kokainës. Mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar disa kg kokainë e mijëra euro. Grupi ishte në gjendje të fitonte sasi të mëdha parash. Anëtarët e organizatës arrinin të shisnin deri në 200 doza kokaine në jave, ndërsa paratë dhe droga ishin fshehur në një fshat dhe në një pyll në Trasimeno.

Artikulli paraprakIZOLIMI NGA BORA, HELIKOPTERËT E FA VIJOJNË SHPËRNDARJEN E NDIHMAVE
Artikulli tjetërSHBA :ZHVILLOHET CEREMONIA E INAGURIMIT TE PRESIDENTIT TE RI DOLADT TRUMP