Goditet linja e drogës Shqipëri-Greqi, kapen 210 kg kanabis

Një organizatë kriminale që trafikonte drogë nga Shqipëria në Greqi dhe më pas drejt vendeve të Evropës Perëndimore, është shkatërruar nga policia greke gjatë një aksioni në Athinë. Sipas mediave greke, janë arrestuar një 40-vjeçar shqiptar dhe dy grekë 18 dhe 28 vjeç. Bëhet me dije se banda drejtohej nga 40-vjeçari shqiptar, i cili siguronte kalimin e drogës nga Shqipëria në Greqi. Më pas, me magazinimin dhe fshehjen e hashashit merreshin dy anëtarët e tjerë. Policia ka identifikuar edhe një 45-vjeçar grek, i cili kishte për detyrë të trafikonte drogën nga Greqia për në vendet e BE. Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e të arrestuarve, u sekuestruan 210 kg kanabis sativa, dy makinë, një kamion që shërbente për transport jashtë vendit, 4 celularë dhe 215 euro.

Artikulli paraprakMALI I ZI, RAMA: NË TETOR MBLEDHJE E PËRBASHKËT E DY QEVERIVE
Artikulli tjetërGRUAJA QËLLOHET ME SNAJPER TEKSA MERRTE NJË SHISHE UJË