Policia spanjolle ka arrestuar 7 persona, shqiptarë, irakenë dhe spanjollë, pjesë e një organizate me bazë mes Cantabria-s dhe Bizkaia-s,

që lehtësonte hyrjen në Britani të emigrantëve të parregullt me origjinë shqiptare, irakene, siriane, afgane dhe pakistaneze. Refugjatët fshiheshin në anije që nisësish nga portet e Santander dhe Santurtzi (Bizkaia).

Sipas policisë spanjolle, 3 shtëpi përdoreshin për strehimin e përkohshëm të emigrantëve, në pritje të transferimit në Britani. Policia ka sekuestruar padisje të shumta kompjuterike dhe celularë, karta bankare dhe karta identiteti të kombësive të ndryshme.

Grupi ishte përgjegjës për transferimin e emigrantëve që në disa raste vinin në Spanjë nga Franca, duke u siguruar strehim dhe lehtësuar qasjen në zonën e portit.

Emigrantët ndihmoheshin të fshiheshin në rimorkio, kontenierë, dhe automjeteve që imbarkoheshin në tragete që niseshin nga Spanja për në Mbretërinë e Bashkuar.

Organizata dyshohet se ka lidhje në disa vende, duke përfshirë Francën, Belgjikën dhe Mbretërinë e Bashkuar.