Një 33-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy një 64-vjeçar me inicialet H.L. Gjatë kontrollit, policia i gjeti edhe një sasi kanabisi me vete.

Një 33-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy një 64-vjeçar me inicialet H.L.

Policia e Durrësit njofton se i arrestuari Igli Shahini është një person me precedentë të mëparshëm. Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një sasi me kanabis sativa.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Igli Shahini 33 vjeç, banues në Durrës.

Shahini, më datë 28.08.2018 , në lagjen Nr.14 Durrës, për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy shtetasin H.L. 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Shtetasi i ndaluar është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe ” Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 88 dhe 283 / 1 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakMBYLLI DOSJEN E ISH-KRYEKOMUNARIT, KOMISIONERI PUBLIK ANKIMON VENDIMIN HETIMI I KPK-SË, I PAPLOTË
Artikulli tjetërTENTOI TË GRABISTE DY HUNGAREZË, KAPET NË FLAGRANCË 46-VJEÇARI NGA KOSOVA