Personi i cili goditi diten e djeshme punonjësin e policisë të FNSH-së me gur në kokë gjatë protestës së zhvilluar në Fier nga simpatizantët e PD-së, ka rënë në prangat e policisë.

Ai eshte P.I, 56 vjeç me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë e Mallakastres dhe u arrestua rreth orës 13:00 te ditës së sotme.

Identifikimi i tij u bë pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura.

Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka vënë nën hetim edhe 10 protestues, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Polici i FNSH-së u plagos me gurë në kokë, gjatë protestës që PD organizoi ditën e djeshme në qytetin e Fierit, në të njëjtën kohë kur kryeministri Rama po organizonte takim me banorët e zonës.

Me pankarta në duar dhe thirrje ‘Rama ik’ në një moment situata mes protestuesve dhe policisë u tensionua, ndërsa kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi akuzoi efektivët për provokim.

Artikulli paraprakZJARR I MADH, DIGJEN PESË HEKTARË PYJE
Artikulli tjetërNDRYSHIME NË POLICI, IKËN EDHE KRYEPOLICI I TIRANËS