Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e një shtetasi në fshatin Gumenicë i cili qëlloi me sëpatë gruan dhe vajzën e xhaxhait të tij.

I ndaluari është shtetasi M. Ç, 27 vjeç, ndërsa vajza dhe gruaja janë dërguar në spital menjëherë pas sulmit, por kur ndodhen jashtë rezikut për jetën.
Vlorë/Informacion paraprak

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës.

Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes

Artikulli paraprakPLUMBA PËR NJË VEND PARKIMI, ARRESTOHET AUTORI I PLAGOSJES NË LEZHË
Artikulli tjetërNA NGATËRROI ME ARMENINË, SPIKERI FRANCEZ FLET PAS GAFËS: S’KAM FJETUR DY NETË