Këto janë pamjet e trishta ne familjen Hasaj në fshatin Golem të Shkodrës.

Asgjë nuk të ngjason me një shtëpi apo me jetë njerëzore , gjithcka këtu të duket se ke të bësh me jetë mesjetare. Katër anëtarë te kësaj familje jetojnë mes varfërisë, vuajtjes dhe rrezikut të shembjes së banesës.

Lotet e tyre flasin më shumë se fjalët . Kjo familje ka të ardhura vetëm 100 mijë lekë në muaj dhe ato lekë I shpenzojnë për ilaqe .

Me zerin që dridhej e me lot në sy e zonja e shtëpisë rrefen gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet familja.

Katër operacione ka kryer Xheheri, pasi veshka e tij riprodhon gurë. Ndërkohë shteti I jonë jo vetëm që nuk e ka marrë përsipër gjendjen e tij së fundmi, por nuk ka mundur as ti nënshkruajë një dokument që ai të marrë shërbim jashtë shtetit.Ndërkohë ai nuk është I aftë për punë.

Familja Hasaj bën apel për ndihmë që dikush të vejë dorën në zemër dhe të kthejë sytë nga kjo famije.

Të pashpresë dhe të paforcë , anëtart e kësja familjë kanë humbur cdo shpresë nga shteti , mjerimi në këtë shtëpi duket se ka fituar cdo betejë.