Rritja e temperaturave të larta gjatë verës vështirëson ndjeshëm jetesën e banorëve në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethina. Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm bën që banorët të hasin vështirësi të shumta për sigurimin e ujit dhe duket se zgjidhja e vetme që kanë është ndërtimi I puseve. Ata tregojnë se e kanë humbur shpresën tek institucionet.

Ata deklarojnë se janë taksapagues të rregullt. Nisur nga kjo kanë një apel drejtuar bashkië Shkodër dhe komunës Rrethina.

Mungesa e ujit të pijshëm dhe furnizimi përmes puseve është nje sfidë më vete gjatë verës. Banorët tergojnë se uji që konsumojnë nuk është I pijshëm ndaj detyrohen që me të ardhurat e tyre të dezinfektojnë puset dhe tubat disa herë gjatë vitit.