Kjo është pamja e grumbujve të mbeturinave në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethina e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk i plotëson aspak standartet mjedisore.

Mbeturinat të llojeve të ndryshme i gjen të shperndara në tërë hapësirën e këtij territori. Kjo gjendje paraqet rrezik potencial për shëndetin public dhe ambjental dhe tanimë ka ardhur koha e ndërhyrjes së organeve kompetente sa nuk është vonë.

Për situatën e rënduar të higjienës në Golem , banorët jashtë kameras shprehen të shqetësuar për shëndetin e tyre, si dhe thonë se i druhen një epidemie të mundshme.

Të njëjtat pamje shfaqen edhe në afërsi të varrezave të fshatit aty ku prehen eshtrat e qindra ish-banorëvë të zonës dhe kjo përvecse përbën një imazh jot ë këndshëm në syrin e gjithkujt e thellon më shumë skandalim mjedsior që po ndodh në territorine Shkodrës.

Kjo gjendje e krijuar, ka shkaktuar një ndotje të ambientit, pasi sapo afrohesh në zonën në fjalë, era e rëndë e mbetjeve është e padurueshme.

Nuk dihet sa here ne dite behet pastrimi i ketyre kontiniereve, por pamjet jane marre gjate orarit te paradites .

Institucionet përgjegjëse duhet te veprojnë menjehere dhe pastrimi i ketyre kontiniereve te behet me shpesh gjate dites.

Artikulli paraprakKANCERI I GJIRIT, 5 RASTE TË REJA NË SHKODËR
Artikulli tjetërADEMI BASHKËBISEDIM ME GRATË NË BËRDICË