Kanabisi i kapur nga autoritetet greke në verilindje të Egjeut rezulton të jetë nisur nga bregdeti i Vlorës.

Policia helene ka dhënë hollësi të tjera në lidhje me operacionin disa ditor, gjatë të cilit u sekuestruar rreth 1.2 tonë kanabis dhe u arrestuan 4 vetë.

Kanabisi me origjinë nga Shqipëria do të këmbehej me heroinë në brigjet turke. Për të trafikuar lëndën narkotike, trafikantët përdornin edhe disa ishuj të pabanuar.

Policia helene ka dhënë informacione më të hollësishme në lidhje trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi e Turqi, duke përdorur mjete lundruese me shpejtësi të lartë. Sipas autoriteteve helene trafikantët ishin nisur nga bregdeti i Vlorës dhe synonin të mbërrinin në Turqi, duke kaluar nëpër ujërat territoriale të Greqisë.

Anti droga greke tha se kanabisi me origjinë nga Shqipëria do të shkëmbehej me heroinë që më pas do të bënte rrugën e kthimit, për t’u trafikuar nga Shqipëria drejt BE-së.

Sipas Gjeneral Leitnat Petros Jeffery, falë bashkëpunimit të Policisë së Atikës, Divizionit kundër drogës dhe Rojës Bregdetare, u arrit shkatërrimi i një rrjeti ndërkombëtar, u arrestuan katër vetë dhe u sekuestruan rreth 1.2 tonë kanabis.

Anti droga greke u vu në lëvizje më 25 shtator pasi mësoi për dy gomone që po përpiqeshin të transportonin sasi të mëdha droge drejt brigjeve turke. Për këtë në operacion që u zhvillua në verilindje të Egjeut u angazhua Roja Bregdetare me dhjetë anije, një helikopter, një avion të ushtrisë dhe dy avionë të misionit FRONTEX.

Në fazën e parë të operacionit u ndalua përpjekja e trafikut dhe një gomone e tre trafikantë. Më tej më 29 shtator u zhvillua faza tjetër e operacionit, kur u ndalua dhe gomoja e dytë. Ndërsa më 30 qershor policia e gjeti lëndën narkotike në një ishull të pabanuar.

Ky operacion i anti drogës helene vjen ndërsa autoritetet në Greqi dhe Shqipëri goditën një tjetër linjë të trafikut të drogës, kësaj here me origjinë nga Ekuadori në Pire e më pas drejt Shqipërisë.

Artikulli paraprakTRE JETË TË HUMBURA PËR PRONAT NË DIBËR! VËLLAI QËLLON PËR VDEKJE VËLLANË DHE NIPIN, VRET VETEN
Artikulli tjetërANIJA ORIKU SHPËTON 110 EMIGRANTË