Banorët e fshatit Gomsiqe e Re në njësinë administrative të Velipojës kërkojnë që bashkia Shkodër të rishikojë projektin i cili po kryhet për përmirësimin e infrastrukturës ku janë të përfshira edhe kanalizimi i ujrave të bardha me tuba të brinjëzuar dhe tombino.

Sipas banorëve tubat e kanalizimeve që shërbejnë për shkarkimin e ujrave nuk janë në standartet e duhura. E gjithë rruga në Gomsiqe do të mbushet nga uji si shkak i prurjeve nga përrenjtë malor në rast se nuk rishikohet projekti theksojnë banorët.

Në Gomsiqe të Re bashkia e Shkodrës prej gati një muaji ka nisur projektin “Ndërtim trotuari dhe sistemim kanali .Ky investim mundësohet nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër në një zonë mjaft të frekuentuar edhe për shkak të turizmit, siç është plazhi i Velipojës.