Tajfuni “Goni” ka shkatërruar ishullin jugor të Ishagaki, në prefekturën e Okinava, duke regjistruar shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta me shpejtësi 255.6 km në orë, më të fuqishmet e regjistruara ndonjëherë. Tajfuni, i quajtur ndryshe “Tajfuni 15” në Japoni, sipas mediave lokale, ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 21.500 shtëpi. Në media shfaqen pamje të pasojave shkatërrimtare të tajfunit, me mijëra automjete të bllokuara në trafik, ndërsa makinat e vogla janë marrë përpara nga erërat.

I njëjti tajfun goditi edhe Filipinet, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshkitje të dherave. Deri më tani 9 persona kanë mbetur të vdekur, dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa mijëra banorë kanë mbetur të pastrehë, sipas Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive Natyrore. Tashmë tajfuni “Goni” pritet të godasë edhe ishullin tjetër japonez, Kyushu, përpara se të zhvendoser drejt detit të Japonisë. KOREA E JUGUT PROTESTON KUNDËR FUSHATËS SË BOMBARDIMEVE Koreano-jugorët mbajtën këtë të hënë një protestë kundër fushatës së bombardimeve nga Koreja e Veriut në kufijtë mes dy vendeve, në një kohë që zyrtarët më të lartë të të dy Koreve, po zhvillojnë që prej të shtunës mbrëma, një maratonë të gjatë bisedimesh dhe negociatash, në përpjekje për të zbutur tensionet. Sipas policisë së Koresë së Jugut, mbi 200 persona morrën pjesë në këtë protestë në urën e Pajusë, pranë kufirit me Korenë e Veriut, rreth 50 km në veri të Seulit. Protestuesit e zemëruar sulmuan një portret të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ndërsa grisën edhe flamurin e tyre. Disa prej tyre mbanin pankarta anti-veri ndërsa kënduan edhe slogane të tilla si “Populli ynë e dënon fuqimisht Kim Jong Un” apo “Poshtë Kim Jong Un”. Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye kërkoi nga Koreja e Veriut që të kërkojë falje për shpërthimet e ditëve të fundit. Park tha se vala e zemërimit kundër Koresë së Veriut do të vazhdojë gjatë, derisa Peniani zyrtar të marrë përgjegjësinë për shpërthimet e minave nëntokësore gjatë gushtit, që plagosën dy ushtarë në zonën që ndan dy vendet, akuzë kjo që vijon të mohohet nga Koreja e Veriut.

PUBLICITET