Stafi në zyrat e Google në mbarë botën do të ndërmarrë një seri largimesh në shenjë proteste ndaj trajtimit të grave nga ana e kompanisë.

Punonjësit do të kërkojnë disa ndryshime thelbësore në mënyrën e trajtimit të akuzave për sjellje të keqe dhe abuzimet seksuale në firmë, duke përfshirë dhe një thirrje për t’i dhënë fund arbitrimit të detyruar, masë kjo që do të bënte të mundur që viktimat të padisin.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, i ka thënë stafit se ai do të mbështesë të drejtën e tyre për të ndërmarrë këtë veprim.

“E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin që shumë prej jush mendojnë,”i tha ai përmes një emaili të gjithë stafit.

“Ndihem kaq mirë dhe jam plotësisht i përkushtuar që të bëj përparim në një çështje që ka vazhduar për një kohë të gjatë në shoqërinë tonë … dhe, po, këtu edhe në Google”.

Pakënaqësitë në firmë shpërthyen gjatë javës së kaluar pasi New York Times raportoi se krijuesit të softuerit të Android, Andy Rubin iu dha një kompensim prej 90 milionë dollarë pas largimit nga puna pavarësisht nga akuzat për sulme seksuale.

Rubin, i cili u largua nga kompania në vitin 2014, mohoi akuzat.

Ndërkohë të martën, Richard DeVaul, drejtor i laboratorit të hulumtimit X të Alphabet, u largua nga kompania.

DeVaul thuhet të ketë thirrur një inxhinierë në një intervistë pune së bashku me bashkëshorten dhe kësaj të fundit i kishte kërkuar të hiqte këmishën dhe i ishte ofruar për ti bërë edhe një masazh.

Në fund inxhinieri nuk u punësua në Google tha Nju Jork Times.

DeVaul nuk mohoi akuzat e gazetës por kërkoi falje.

CEO Sundar Pichat dërgoi një e-mail tek të gjithë punonjësit javën e kaluar ku lajmëronte largimin e 48 punonjësve në mesin e tyre 13 ekzekutivë për sjellje të keqe seksuale.

Artikulli paraprakXHAÇKA NË RUMANI, MERR MBËSHTETJE PËR NEGOCIATAT
Artikulli tjetërBIZNESET SHQIPTARE PAGUAJNË MË SHUMË TAKSA NË RAJON, NË RAPORT ME FITIMET