Gjigandi “GOTECH” pjesë e Agro-Alkon shpk, lider në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe të teknologjisë zgjeron rrjetin e dyqaneve me një hapje të re në qytetin e Shkodrës. Tashmë me shtrirjen e aktivitetit rrjeti i dyqaneve “GoTech” vjen pranë një numri më të madh konsumatorësh.

“GOTECH” hap dyert e një filiali të ri në Bushat të Shkodrës. Dyqani më i ri i pajisjeve elektroshtëpiake dhe të teknologjisë i ndodhur në Bushat mirëpret konsumatorët duke filluar nga mëngjesi i sotëm.

“GOTECH ELECTRONICS” ka një sukses të garantuar gjithmonë në treg dhe kjo në sajë të bashkëpunimit zyrtar me markat më të mëdha në treg si INDESIT, SAMSUNG, HYUNDAY, ARISTON, ELICA, CANDY, HOTPOINT etj cilësinë dhe gamën e gjerë të produkteve dhe shërbimeve të shitjes që ofron në çdo kohë.

Administratori i dyqanit të sapohapur në Bushat pohon se hapja e re do pritet shumë mirë. “GOTECH ELECTRONICS” lider në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe të teknologjisë aktualisht numeron 22 dyqane në të gjithë Shqiprinë.

Suksesi i kompanisë bazohet në zgjerimin e vazhdueshëm që ka patur “GOTECH ELECTRONICS” duke iu gjendur sa më pranë konsumatorëve të tij në gamën e gjerë të produkteve padiskutim me çmimet më të mira në treg në markat lider në botë dhe në filozofinë e kompanisë që ka në qendër konsumatoret duke njohur nevojat e tyre dhe duke gjetur zgjidhjen optimale për plotësimin e kërkesave të tyre. “GOTECH ELECTRONICS” …më e mira është këtu!

Artikulli paraprakBAJZË, DIGJET BANESA E TRE FAMILJEVE
Artikulli tjetërFOTO/ KRIM APO VETËVRASJE? JA ADOLESHENTJA SHQIPTARE QË RA NGA KISHA NË GREQI, DËSHMIA E MOTRËS ZBULON LIDHJEN E SAJ ME POLICIN 11 VITE MË TË MADH