Një banesë ka rënë pre e grabitjes në fshatin Ferras në Fier. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në banesën e Namik Hykës.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur 7 milionë lekë të vjetra, një televizor dhe një kompjuter.

Grabitësit kanë shqyer derën e shtëpisë, duke u futur brenda, ndërkohë që në të nuk kishte njeri.

Banesa ndodhet në katin e tretë të një pallati
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes duke marre shenjat e lëna në banesë nga grabitësi.