Personi që u ekzekutua me armë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit pas super grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit është Admir Murataj. Pasi kanë marrë leje nga policia vëllai dhe bashkëshortja e Admir Muratajt janë drejtuar drejt morgut të Tiranës për të bërë identifikimin e trupit dhe se pas këqyrjes së trupit të viktimës ajo ka konfirmuar të jetë i shoqi.

Fillimisht identiteti u zbulua nga mediat greke, ndërsa konfirmohet edhe nga autoritetet shqiptare. Ai ka qenë organizatori i grabitjes brenda perimetrit të sigurisë së aeroportit, ndërsa u vra 2 km nga Rinasi në momentin e arratisjes.

Personi i vrarë Admir Murataj kishte vendosur në kokë një maskë silikoni, që të mos identifikohej duke u shfaqur si tullac . Ai ka drejtuar operacionin e grabitjes së 10 milionë eurove pranë avionit në aeroportin e Rinasit. Organizatori që mbeti i vdekur kishte me vete në momentin e grabitjes një armë kallashnikov, tre krehëra, një granatë dhe tritol.

Admir Murataj ka qënë njeriu që në ikje e sipër ka bërë rezistencë me armë ndaj policisë, e cila i ishte vënë nga pas. Ndërkohë grabitësi qëllonte anëtarët e tjerë kanë zbritur thasët me para nga makina dhe kanë ndarë çantat, duke u larguar më pas.

Por shoku i tyre, që ka qenë edhe organizatori ka vijuar të rezistojë me armë, duke tentuar të mbajë larg efektivët e policisë, por është qëlluar me një plumb në kokë duke mbetur i vdekur në vend. Trupi u identifikua pas ekspertizës, pasi me vete nuk kishte asnjë dokument.

Murataj rezultonte në kërkim nga autoritetet shqiptare edhe për tre grabitje të tjera të blindave, por edhe nga drejtësia greke për grabitje, vrasje dhe plagosje, pasi u arratis nga burgu në 2013 së bashku me 10 persona të tjerë.

Po kush është profili i Admir Murataj

Admir Murataj që u vra dje ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh si organizator edhe i tre grabitjeve të tjera të blindave me para të bankave në Rinas, dy në 2015 dhe në vitin 2017,

teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Admir Murataj në vitin 2013 u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi, ndërsa kërkohej nga drejtësia e vendit fqinj për disa akuza nga vrasje, grabitje, por edhe plagosje. Sipas dosjes greke, Murataj kishte përdorur 15 emra të ndryshëm, ndërsa pas arrestimit arriti që të arratiset.

Por pas arratisjes nga burgu dhe njohjes me Dash Kupën ai kreu grabitjet spektakolare te blindave me para në 2015 dhe 2017 në Rinas. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të grupit u arrestuan dhe u dënuan,

Murataj arriti që jo vetëm ti shpëtonte burgut, por edhe të organizonte grabitjen e radhës më të madhen që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri duke marrë 10 milionë euro.

Artikulli paraprakRRUGA SHKODËR-VELIPOJË PENG I SHPRONËSIMEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, ÇELET EKSPOZITA NGA STUDENTËT E ARTEVE