Një grabitje ka ndodhur në Vrellë të Komunës së Istogut, në Kosovë, ku autorët kanë marrë mbi 1500 euro nga dyqani i Arben Dreshajt.

Grabitja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ndërsa mediet fqinje kanë publikuar pamjet e ngjarjes. Siç shihet nga video, dy persona të maskuar dhe të armatosur futen në dyqan, ku brenda ndodhet vetëm pronari.

Autorët e terrorizojnë pronarin e dyqanit me armë, ndërsa e dhunojnë, duke e rrëzuar në tokë.Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së biznesit, ndërsa grabitja është konfirmuar dhe nga policia kosovare.

Ndërkohë, Arben Dreshaj ka rrëfyer tmerrin që përjetoi një natë më parë. Dreshaj thotë se u mundua të rezistoj, porse një gjë të tillë e kishte të pamundur.

Ai ka treguar edhe shumën që grabitësit i morën në dyqanin e tij. Pas dhunës, ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjajres dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakKOKAINË NË MAKINË, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërPËRGJIMET, PD KUNDËR: EDI RAMA PO ZËVENDËSON SHTETIN LIGJOR ME NJË REGJIM POLICOR