Rreth orës 01:20 pas mesnate, dy autorë të maskuar kanë hapur me forcë derën e një supermarketi në Elbasan.

Ata kanë arritur të marrin nga kasaforta rreth 200 mijë lekë të reja, të cilat ishin grumbulluar nga xhiroja ditore e supermarketit.

Në kamerat e sigurisë duken dy persona, njëri prej të cilëve me kapele dhe tjetri me kapuç, të cilët hapin me forcë derën e supermarketit, dhe për afro dy minuta kryejnë vjedhjen dhe largohen njëri pas tjetrit.

Policia ka marrë në shqyrtim pamjet e sigurisë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakIU DOGJ MAKINA E BASHKËSHORTES DY DITË MË PARË, DEL PARA VETTINGUT GJYQTARI SOKOL BINAJ
Artikulli tjetërVODHI SHTËPITË E ITALIANËVE DUKE U HEQUR SI EKONOMIST, ARRESTOHET SHQIPTARI