Shkoder Informacion Paraprak Më datë 03.02.2018, rreth orës 02 :54, eshte vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D. Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afersi të objektit autoret kane braktisur automjetit që dyshohet se kane kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq munden të largohen.

Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjedarisë. Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar cdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Artikulli paraprakKULT – 02.2.2018
Artikulli tjetërNGA KILLERI NAPOLETAN, TE POLICI GREK, TË HUAJT LAJNË HESAPET E SHQIPTARËVE