Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku persona të maskuar kanë marrë një çantë me 10 mijë euro.

Grabitja u shënua në zonën e Skelës në Vlorë.Furgoni ku u grabit çanta bënte linjen e Shqipërisë me Italinë.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 10:00 në kodrat e Panajasë, jane kapur dy nga tre autorët.

Janë sekuestruar dy armë kallashnikov dhe një makinë.