Menaxheri i një lokali loto-sporti në lagjen Çole, Vlorë, është grabitur forcërisht, pak pas mesnatës së kaluar.

Sipas Policisë Vendore mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, kur D. B., 19 vjeç, ka njoftuar se duke dalë nga puna, nga lokali “Superbaste” (ku punon si menaxher) për të shkuar në banesën e tij, rreth 50 metra larg punës, në lagjen “24 Maji”,

ka deklaruar se dy persona të panjohur i kanë vjedhur një sasi parash prej 1800 euro dhe 40.000 lekë të rinj, të cilat i dispononte me vete në xhep.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 29. 10. 2019, rreth orës 00:45, shtetasi D. B., 19 vjeç, ka njoftuar se duke dalë nga puna, nga lokali “Superbaste” (ku punon si menaxher) për të shkuar në banesën e tij, rreth 50 metra larg punës, në lagjen “24 Maji”, ka deklaruar se dy persona të panjohur i kanë vjedhur një sasi parash prej 1800 euro dhe 40.000 lekë të rinj,

të cilat i dispononte me vete në xhep. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.