Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bashkimi” të qytetit bregdetar.

Persona të paidentifikuar i kanë marrë një shumë parash një pronari Exchange sapo ai ka dalë dhe po mbyllte dyqanin. Dyshohet se grabitësit i kanë marrë xhiron ditore.

Policia është vënë në kërkim të autorëve. Nuk dihet ende nëse ata kanë qenë të armatosur në momentin e grabitjes. Dyshohet se autor i kësaj vepre është më shumë se një person.

Artikulli paraprakVODHI 140 MIJË LITRA VAJ NGA SPITALI I RODOSIT, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërSHQIPTARI HUMB JETËN RRUGËS PËR NË SPITAL