Një supermarket është grabitur gjatë ditës së sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Medar Shtylla’, ku tre persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e supermarketit dhe kanë marrë kasafortën e sende të ndryshme.

Policia bën me dije se autorët e grabitjes janë larguar me një mjet, ndërsa vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:
Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet.

Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve