Një shtetas shqiptarë do të dal para gjykatës në Londër pasi akuzohet se ka kryer dhjetra vjedhje banesash ku e fundit kishte kapur vlerën e 90 000 paundëve.

Sipas mediave britanike shqiptari akuzohet gjithashtu për vjedhje e të paktën 6 banesave në zonën e pasanikëve të Londrës në Jug-Perëndim.

Shqiptari është identifikuar si shtetasi, A. K. 42 vjeç dhe thuhet se objektivi i tij ishin vetëm bizhuteritë që gjente në vilat e pasanikëve në jug-perëndim të Londrës, ku vetëm një shtëpi kap vlerën e 6 000 000 paundëve.

“Ai është akuzuar në vazhdën e një hetimi të specializuar të policisë, që shqyrtoi një seri vjedhjesh, veçanërisht në zonat e pasura të wimbledonit.

I pandehuri shënjestronte zona specifike dhe vjedhjet kryheshin vetëm netëve, mes orës 19 të darkës dhe 5 të mëngjesit.

Shqiptari zhvillonte kërkime të imtësishme kur hynte në shtëpi, e pasi merrte ç’kishte për të marrë i linte gjërat në pozicionin e mëparshëm, duke bërë që viktimat të mos zbulonin se ishin vjedhur.

Ai kërkonte veçanërisht bizhuteri dhe para të thata”, thotë prokurorja Mary Atera.

Pasi u arrestua autoritetet bënë me dije se ai ishte i dënuar edhe herë të tjera për vjedhje. Mësohet se ai do të dal para gjykatë më 24 prill ku do të njihet me dënimin e tij.

Në seancën e mëparshme, pasi gjyqtari u largua për një pushim, ajo i shpjegoi një gruaje që e ngushëllonte: “Unë jam vetëm me fëmijët. Vajza ime është tetë vjeçare, ajo vetëm dëshiron të shoh babanë e saj dhe po qan për të gjithë kohën”.

Artikulli paraprakLEDINA ÇELO HEQ DORË NGA NËNSHTETËSIA SHQIPTARE
Artikulli tjetërU SHKARKUA NGA KPK PASI FSHEHU DËNIMIN NË ITALI, KPA LË NË FUQI VENDIMIN PËR GJYQTARIN ADMIR THANZA