Policia greke ka publikuar identitetin e dy shqiptarëve, të cilët akuzohen për grabitje e përdhunim, ngjarje e ndodhur një vit më parë në lagjen “Peristeri” të Athinës.

Të arrestuar janë Donald Meço dhe Sokol Krasniqi, të dy 27 vjeç, të cilët u futën në një banesë ku ndodhej një grua 46 vjeçe dhe e ëma e saj.

Mësohet se autorët fillimisht lidhën të moshuarën dhe vajzën e saj 46-vjeçare. Për 12 orë ata ka vijuar pengmarrja në banesë, ku shqiptarët akuzohen se kryen marrëdhënie me dhunë me 46-vjeçaren.

Nga ajo që kanë zbuluar hetimet, autorët ishin fqinj të viktimave dhe kishin parë vizitat e tyre të shpeshta në bankë duke tërhequr para.

Ata kanë hyrë në apartament nga një dritare e pasiguruar mirë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE