Ish polici i shpallur në kërkim prej mbrëmjes së djeshme është ndaluar në Elbasan pasi dyshohet se ka lidhje me grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit.
Ai eshte i identifikuar me inicialet A. H.

Ndaj ish policit është nxjerrë dhe një urdhërkërkim për të sqaruar pozicionin e tij.

Po kështu në furgonin që është gjetur në Rinas pranë të cilit është vrarë Admir Murataj ka rezultuar se kemi një person të dytë të plagosur.
“Sipas të dhënave që kam policia ka një emër për këtë person të plagosur. Pra deri tani kemi dy persona në kërkim të identifikuar” .

Prokurorët në Rinas – Prokurorë të Krimeve të Rënda kanë shkuar sot në aeroportin “Nënë Tereza” ku më 9 prill ndodhi grabitja spektakolare e milionave euro të bankave të nivelit të dytë që do të dërgoheshin drejt Vjenes.

Prokurorët po bëjnë kqyrjen e vendit të ngjarjes.

Artikulli paraprakSHKODËR, FSHF PËRURON NJË FUSHË SPORTIVE
Artikulli tjetërSHQIPTARI RREH PËR VDEKJE TË DËNUARIN NË BURGUN E TRIKALAS