Një person është plagosur me tre plumba pasi është përplasur me disa persona që tentuan t’i grabisinin banesën. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e shtetasit Adraman Selishtes në Peshkopi.

Siç njofton policia, personat kanë thyer dyert e banesës me qëllim grabitjen, por djali i shtëpisë, Arsen Selishta është përleshur me grabitësit duke u plagosur me tre plumba.

I plagosuri u dërgua në spital nën kujdesin e mjektëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakVRASJA E DYFISHTË E ÇIFTIT TRONDIT SHKODRËN
Artikulli tjetërRRËFEHET NJË NGA AUTORËT, PRANON VRASJEN E KLEVIS HYSES