Grabitje me armë në Shkodër. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar për të grabitur shtetasin Agron Veseli, 62 vjeç. Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”.

Grabitësit pasi hynë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë 62 vjeçarin dhe i kanë kërkuar para. I kanë thënë se do të vrasim por Veseli i është përgjigjur duke i thënë po të doni më vrisni se para nuk kam. Pas një njoftimi nga komshinjtë për 3 minuta policia ka mbërritur në vendngjarje.

Pas një përleshjeje fizike me policinë njëri prej autorëve të dyshuar, Pëllumb Kolbuçaj u arrestua aty afër. Policia ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë. 62 vjeçari që u sulmua duke tentuar ta grabisin ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës.

Autorët nuk patën kohë të grabisnin asgjë në shtëpi duke dështuar në misionin e tyre. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kri