Një tjetër grabitje me armë është regjistruar nga Policia në 24 orët e fundit.

Tentativa e grabitja, e cila për fat të mirë ka dështuar, ka ndodhur në Kukës. Ka qenë rezistenca e punonjësit të postës, i cili ka shmangur grabitje e 1.2 milionë lekëve që ai kishte në çantën e tij.

Policia e Kukësit, bënë të ditur se po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen autorit.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 23. 10. 2018, shtetasi A. V., 61 vjeç, banues në fshatin Pakishtë, Kukës, punonjës i postës, ka kallëzuar se në hyrje të fshatit Orgjost, një person i paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës ka tentuar t’i marrë çantën e dorës, ku brenda çantës kishte rreth 120.000 lekë të reja, por nuk ka mundur t’ia marrë.

Policia po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Vjedhja me armë, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 140 e 22 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakGRABITET BANESA E BIZNESMENES
Artikulli tjetërBIEN TEMPERATURAT, SA DO TË SHËNOJË TERMOMETRI SOT