1000 familje ne Malesi te Madhe do te jene pjese e projektit pilot per grumbullimin e mbetjeve te njoma dhe te thata, duke i hapur siparin keshtu ndarjes ne mbetjeve ne burim dhe duke ndihmuar ne kete menyre jo vetem ne reduktimin e mbetjeve dhe riciklimin e tyre me dobi edhe ekonomike, por edhe duke ndikuar pozitivisht ne mbrojtjen mjedisore dhe ne uljen e kostove qe duhet te perballoje cdo bashki per transferimin e tyre ne landfillin perkates.

 

 

 

2000 koshat 120 lt pjese e ketij projekti pilot jane mundesuar fale mbeshtetjes financiare te Bashkimit Evropian, ne kuader te projektit “Green Lands” – “Ishujt e gjelber” te financuar ne thirrjen e pare per projekt propozime te Bashkepunimit Nderkufitar Mal i Zi – Shqiperi 2014-2020. Zona e projektit pilot perfshin 4 njesi administrative: Koplikun, Qendren, Gruemiren dhe Kastratin.

Secila familje do te pajiset me dy kosha, nje jeshil per mbetjet e thata (leter, karton, plastike, qelq) dhe nje kaf per mbetjet e njoma (mbetje bashkiake te perziera, mbetje nga ushqimi, mbetje nga kopshtet e shtepive…..). Grumbullimi i ndare i mbetjeve ne familje eshte nje praktike e njohur ne vendet e zhvilluara te botes dhe nese behen perpjekje per te krijuar nje sistem efikas per grumbullimin e tyre, shumica e mbetjeve mund te behen nje lende e pare e dobishme per marrjen e produkteve te reja.

 

 

Projekti “Green Lands”, i cili po zbatohet ne Berane ne Mal te Zi dhe ne Malesi te Madhe ne Shqiperi, ne partneritet mes pales kryesuese Bashkia Berane (MNE), Caritas Mal i Zi dhe Bashkia Malesi e Madhe dhe VIS Albania ne Shqiperi, me nje kohezgjatje 30 muaj dhe vlere financimi nga Bashkimi Evropian prej 400.000 Euro synon te kontribuoje ne mbrojtjen mjedisore ne zonen target permes nje menaxhimi efikas te mbetjeve permes reduktimit, ndarjes dhe riciklimit.

Krahas ngritjes se kapaciteteve te punonjesve ne institucionet publike ne Berane dhe Malesi e Madhe permes trajnimeve, vizitave te shkembimit dhe ndarjes se praktikave te mira, dhe ndergjegjesimit te popullates mbi dobite e nje grumbullimi te ndare te mbetjeve, projekti synon krijimin e nje sistemi per grumbullimin e ndare te mbetjeve.

Per kete jane duke u ngritur 8 ishuj ekologjik per grumbullimin e mbetjeve ne kater rryma, eshte mundesuar nje makine teknologjike me kapacitet 10 ton per grumbullimin e mbetjeve, pajisja e 1000 familjeve me dy kosha 120 lt dhe 58 kontejnere 1100 lt per grumbullimin e mbetjeve te njoma dhe te thata do te vendosen ne pika te ndryshme ne te gjithe territorin e Malesise se Madhe.

 

Artikulli paraprakNGA SE VDESIN EUROPIANËT? RAPORTI I BE-SË: NJË NË TETË VDEKJE LIDHEN ME AJRIN E NDOTUR
Artikulli tjetërKRYENGRITJA E POSTRIBËS, PD: PËRBALLË BIJTË E KOMUNISTËVE