Emisari special i SHBA-së, Richard Grenell ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se nuk do ta respektojë marrëveshjen e Uashingtonit, pas ardhjes së partisë së tij në qeveri.

Albin Kurti është shprehur i prerë sa i përket zbatimin të marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e SHBA-së, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Por, shumë shpejt ka ardhur reagimi i njeriut që ishte pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes në Zyrën Ovale të presidentit Donald Trump.

“Një gjë është e sigurt, ju mund të jeni të sigurt gjithmonë se Albin Kurti do jetë kundër SHBA-ve. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qiratë, atë e bëjnë vendet e punës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Artikulli paraprakPËRPLASJET ME BIZNESIN, SHQIPËRIA HUMB 154 MLN EURO NË ARBITRAZHE. ISH-AVOKATJA E SHTETIT: FATURËN E KRIPUR DO E PAGUAJNË QYTETARËT
Artikulli tjetërNGA SE VDESIN EUROPIANËT? RAPORTI I BE-SË: NJË NË TETË VDEKJE LIDHEN ME AJRIN E NDOTUR