Greqia është përfshirë nga epidemia e gripit. 39 persona të moshave të ndryshme, nga të mitur deri në 90 vjec, kanë humbur jetën.

Mes viktimave raportohen edhe dy fëmijë, një foshnje 15 muajsh dhe vajzë 6 vjeçare, si dhe të rinj të moshave 25, 34 dhe 39 vjeç.

Të gjitha viktimat janë nga grupet e përfshira në vaksinimin e detyrueshëm, sipas udhëzimeve të qendrës greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ndërkohë, 165 pacientë në gjendje të rëndë po kurohen në gjendje të rëndë në klinikat e reaminacionit të vendit.

Qendra përkatëse thekson se epidemia ishte e pritshme dhe se sistemi nuk kishte mjaftueshëm vaksina në tregun farmaceutik për të përballuar kërkesat emergjente. 50.000 vaksinat ekstra u shpërndanë në farmacitë greke vetëm brenda 3 ditëve të fundit.

Sivjet vihet re një rritje e ndjeshme e të prekurve nga virusi i gripit H1N1, ndërkohë që, gripi sezonal A në kombinim me probleme të tjera shëndetësore vijon të kërcënojë jetën e pacientëve.

Epidemia e gripit pritet të zgjasë deri në fund të marsit.