169 raste të reja me koronavirus në Greqi u bënë publike sot nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY), nga të cilat 15 u zbuluan në portat hyrëse.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 11832. Sipas të dhënave, 42 pacientë janë në ICU, ndërsa 164 pacientë janë liruar nga ICU. Gjithashtu është regjistruar edhe një vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar kështu numrin e vdekjeve nga koronavirusi në Greqi 290.