Autoritetet greke kanë arrestuar një të ri shqiptar, pasi ka hyrë në banesën e një të moshuari duke i vjedhur sende me vlerë.

Mediat greke raportojnë se 24-vjeçari hyri në banesë me pretekstin se kishte etje, duke i kërkuar një gotë ujë.

Shqiptari i vodhi të moshuarit në Edessa bizhuteri me vlerë 700 euro, por u arrestua nga policia, ndërsa sendet iu dorëzuan pronarit.

Nga ana e policisë u konstatua se shqiptari ishte i paligjshëm në territorin grek.

Artikulli paraprakDIGJEN 1,1 MILIONË HA TOKË NË AUSTRALI
Artikulli tjetërMBRETI I NJË POPULLI TË VARFËR SHPENZON 17 MLN DOLLARË NË VETURA LUKSOZE PËR 14 GRATË E TIJ