Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qendër të Selanikut.
Mediet greke raportojnë se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person, ndërsa autori i i ngjarjes është shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se ngjarja për të cilën ende nuk ka informacione të sakta, ndodhi në Parkun Kombëtar të Mbrojtjes përballë AUTH.

I plagosuri shkoi vetë në spitalin G.Genimatas, pak metra larg vendit të ngjarjes, ku pasi i tregoi ç’kishte ndodhur mori ndihmën e parë.