Nga sot qeveria greke vendos lockdown në Kozani. Mësohet se ky qytet afër Shqipërisë ka shifrat më të larta të të infektuarve me covid-19 në për popullsi.

Banorët janë shokuar nga vendimi i papritur, pasi nga sot nuk lejohet dalja jashtë zonës, pa leje të posaçme.

Që nga sot maskat duhet të përdoren kudo, është pezulluar çdo aktivitet social, festiv, mbledhje pune. Nuk funksionojnë gjykatat, hipotekat, njësitë administrative vetëm me takim elektronik, mbyllen dyqanet, parukeritë, qendrat e argëtimit, zonat arkeologjike, qendrat e argëtimit.

Me maskë të detyrueshme është bërë arsimi fillor e i mesëm, ndërsa mësimi on line është alternativa për universitetet.