Kryeministri Edi Rama, fjalën e tij të sotme në parlament e nisi me çështjen e grevës së urisë të naftëtareve të Ballshit.

Sipas tij, rafineria nuk është më në duart e shtetit dhe si e tillë, qeveria ka vetëm një detyrim ndaj tyre: asistencën sociale.

“Rafineria nuk është e shtetit sepse është privatizuar. Në mënyrë skandaloze, kuptohet. Dihet botërisht. Nga qeveria e partisë suaj, e ish partisë suaj (I drejtohet deputetëve të opozitës). Dhe qysh atëherë ajo nuk është më në durt e shtetit. Është në duart e privatit dhe punonjësit e një kompanie private, kur ajo falimenton, trajtohen me asistencë sociale nga shteti. Ky është detyrimi që ka shteti, asistencë sociale”, u shpreh Rama.

“Me presione, me ultimatume “këto janë pagat, paguaji” përndryshe ne nuk dalim nga greva, nuk funksionon. Është e pamundur!”, deklaroi kryeministri.

Kujtojmë se, ditën e sotme, gratë greviste në Ballsh kanë hyrë në ditën e 15 të grevës.

Artikulli paraprakFUTBOLLI KTHEHET NË FUSHË, JA KUR DO TË NISË SUPERLIGA
Artikulli tjetërRIKTHEHET KUPA E SHQIPËRISË, DUELE TË LEHTA NË LETËR PËR KLUBET E SUPERLIGËS, SPIKAT FLAMURTARI-DINAMO